Thu, Oct 16, 2025

Charlie Puth bëhet baba për herë të parë, lajmin e ëmbël e zbulon në mënyrën më të veçantë

  • PublishedOctober 16, 2025

Charlie Puth bëhet baba për herë të parë, lajmin e ëmbël e zbulon në mënyrën më të veçantë

Këngëtari i njohur amerikan Charlie Puth po përgatitet për një ndryshim të madh në jetën e tij: ai dhe bashkëshortja e tij Brooke Sansone do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur, artisti e ndau përmes videoklipit të këngës së tij më të re “Changes”, ku në fund të klipit Brooke shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një triko të kuqe oversize, ndërsa Puth vendos dorën mbi barkun e saj, një moment i ëmbël që përfundon me një përqafim plot dashuri.

Teksti i këngës, që është pjesë e albumit të ardhshëm “Whatever’s Clever!”, duket se i referohet pikërisht këtij kapitulli të ri në jetën e çiftit:

Historia e dashurisë së tyre është po aq romantike sa dhe lajmi i shtatzënisë. Charlie e bëri lidhjen publike me Brooke në dhjetor të vitit 2022, duke zbuluar se ajo ishte një mikeshë e fëmijërisë nga New Jersey. Në shtator 2023, ai e propozoi me një postim në Instagram, ku shkruante:

“Udhëtova për në New York për t’i kërkuar shoqes sime më të mirë të martohej me mua, dhe ajo tha po. Jam versioni më i lumtur dhe më i mirë i vetes falë teje, Brookie.”

Dyshja e kurorëzoi dashurinë e tyre në shtator 2024, me një ceremoni intime në shtëpinë e familjes Puth në Montecito, Kaliforni.