Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një vit portierin e Tërbunit, Brajan Marku.
Marku dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit, në fundin e sfidës së Kupës, mes Kukësit dhe Tërbunit.
Për këtë rast, ai u arrestua nga policia këtë mesjavë.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës:
Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
© BalkanWeb