Thu, Oct 16, 2025

“Forca Shqipëri”, Sylvinho entuziast pas ndeshjeve të muajit tetor: Ia dolëm falë përpjekjeve, gjithmonë me shpirt dhe zemër

  • PublishedOctober 16, 2025

“Forca Shqipëri”, Sylvinho entuziast pas ndeshjeve të muajit tetor: Ia dolëm falë përpjekjeve, gjithmonë me shpirt dhe zemër

Në ndeshjet e muajit tetor, Shqipëria arriti rezultate pozitive, teksa mundi 0-1 Serbinë në Leskovac në sfidën kualifikuese të botërorit, ndërsa fitoi 4-2 në miqësore ndaj Jordanisë.

Tekniku i kombëtares, Sylvinho ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon skuadrën për paraqitjet.

“Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive.

Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por gjithashtu për përpjekjen, performancën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve.
Gjithmonë me shpirt dhe Zemër. Forca Shqipëri”, shkruante trajneri i kuqezinjve.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net