Rikthim në Angli? Kane i jep fund spekulimeve: Jam i dashuruar me Bayern
Harry Kane po kalon një formë të shkëlqyer, jo vetëm te Bayern Munich, por mbetet lider absolut edhe në radhët e përfaqësueses angleze. “Bomberi” i Bayern realizoi një tjetër “dopietë” këtë herë përballë Letonisë në suksesin 5-0 që “Tre Luanët” arritën duke siguruar matematikisht edhe një vend në Botëror.
E ardhmja e Harry Kane ka qenë një nga temat kryesore këtë periudhë pasi flitet shumë për një rikthim të tij te Tottenham, por ka qenë vetë Kane i cili ka mbyllur një herë e mirë këtë diskutim duke u treguar i qartë dhe i prerë.
Në një intervistë për Daily Mail, kapiteni i Anglisë theksoi se as që ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich: “Jam shumë i lumtur te Bayern Munich, as që po e mendoj të largohem. Sigurisht, Tottenham do të jetë gjithmonë pjesë e imja pasi kam kaluar të gjithë jetën aty. Unë jam një tifoz i Tottemham, do të jem gjithnjë, do i ndjek gjithnjë për t’i parë se si po luajnë, por për momentin e dashuroj të jem këtu, pjesë e Bayern”, u shpreh Harry Kane në intervistën e tij për Daily Mail duke mbyllur përfundimisht diskutimin në lidhje me të ardhmen e tij.
()
© BalkanWeb