Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit
Shqipëria arriti të fitonte ndaj Jordanisë në miqësore me rezultatin 4-2, duke e çuar në këtë mënyrë në 4 numrin e fitoreve radhazi, mes zyrtareve dhe miqësoreve.
Kuqezinjtë kanë mundur Gjibraltarin, Letoninë, Serbinë e Jordaninë, e madje kanë pësuar gola vetëm ndaj jordanezëve në miqësore.
Kjo ecuri e Shqipërisë aktualisht, është më e mirë se ecuria që kuqezinjtë kishin në vitin 2023, kur arritën që të kualifikoheshin në Europian, pavarësisht se edhe asokohe, shkëlqyen dhe dhuruan emocione të jashtëzakonshme e gola mjaft të bukur.
Ecuria e Shqipërisë gjatë eliminatoreve të Europianit, ishte 8 ndeshje, 5 fitore dhe 3 barazime, por këto 5 ndeshje nuk ndodhën radhazi duke qenë se kishte barazime mes tyre. Kuqezinjtë kanë shansin t’i bëjnë 5 fitore radhazi nëse arrijnë t’ia dalin ndaj Andorrës, fitore kjo që mund t’i japë edhe kualifikimin për në “Play Off” të Botërorit.
© BalkanWeb