Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani
Ismajli ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s në këtë muaj tetor, por për fat dyshja Gjimshiti-Ajeti zhvilluan një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Qendërmbrojtësi kuqezi duket se ka lënë pas problemin muskulor dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Në radhët e Torinos “kryqëzojnë gishtat” që Ismajli të jetë në fushë për sfidën kundër Napolit.
Ismajli ka hasur jo pak probleme këtë periudhë si pasojë e shqetësimeve muskulore, por trajneri Baroni beson shumë te futbollisti shqiptar, në sfidat e fundit e ka aktivizuar si titullar. Ismajli nuk u paraqitur në grumbullin me Shqipërinë, por qëndroi në Torino për t’u rikuperuar plotësisht. Këto dy javë, Ismajli i është nënshtruar një stërvitje të personalizuar për të qenë në fushë për takimin kundër Napolit.
Lajmi i mirë për trajnerin Baroni është forma e Asllanit. Mesfushori kuqezi është rikthyer në versionin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe në dy takimet kundër Serbisë dhe Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” dhuroi dhe një super asist për Brojën.
()
© BalkanWeb