Selena Gomez rrëfen frikën e papritur pas martesës: Mendoja se do të vdes ditën tjetër
Selena Gomez ka hapur zemrën dhe ka ndarë një moment shumë personal gjatë një konferencë të organizuar nga Fortune’s Most Powerful Women më 15 tetor, ku ka folur për reagimin e saj të papritur pas martesës me producentin Benny Blanco. Ajo zbuloi se, ndonëse dita e dasmës ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së saj, ka përjetuar një pasiguri të fortë emocionale që e ka tronditur atë.
“Ndjeja: ‘Do të vdes ditën tjetër.’ Nuk e di pse, por çdo herë që më ndodh diçka e bukur, një pjesë e mendjes sime më thotë se diçka e keqe do të vijë më pas,” shpjegoi ajo. Ky reagim i paqartë e ka ndihmuar të përballojë tensionin dhe pasigurinë që i sjellin momentet e lumtura. Gjithashtu, Gomez ka shpjeguar se ka një zakon të brendshëm që ndodh çdo herë kur përjeton diçka pozitive: “Në vend që të shijoj momentin dhe të them: ‘Uau, kjo është e mrekullueshme,’ menjëherë mendoj: ‘Të gjitha këto mund të zhduken nesër. Si ta parandaloj që të ndodhë?’”
Ky mendim, sipas saj, e bën të ndjehet vazhdimisht në shqetësim dhe të mos jetë në gjendje të relaksohet dhe të shijojë momentet e bukura që i sjell jeta. Përkundër këtyre shqetësimeve, ajo ka treguar se nuk ka humbur shpresën për të ndërtuar një familje me Benny Blanco, dhe ka shprehur dëshirën e fortë për të krijuar një të ardhme të lumtur dhe të plotë me të.
Martesa e Selenës dhe Benny-t është një hap i rëndësishëm në jetën e saj. Ata e nisën lidhjen në korrik 2023 dhe e konfirmuan publikisht në dhjetor të po atij viti. Çifti vendosi të mbajnë një ceremoni intime më 27 shtator 2024 në Kaliforni, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë. Pavarësisht sfidave që ka kaluar, Selena duket se është e gatshme të ndjekë ëndrrën e saj për të pasur një familje, pavarësisht shqetësimeve për shëndetin dhe mundësinë për vështirësi në shtatzëni, të cilat ajo i ka përmendur më parë.