Sirena angleze për Dimarco-n, United dëshiron anësorin e Interit, italiani i shfaq besnikëri përjetë zikaltërve
Në fillim të këtij sezoni, Federico Dimarco ka rikthyer nivelin e tij më të lartë te Interi, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të zikaltërve. Me dy gola dhe tre asistime në tetë ndeshje ndërkombëtare dhe kombëtare, ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Manchester United. Sipas Tuttosport, trajneri Ruben Amorim e ka vendosur Dimarcon në krye të listës së dëshirave për merkaton e janarit, duke e parë si një përforcim të vlefshëm për formacionin 3-4-3.
Megjithatë, Dimarco ka tjetër plan. Futbollisti i lindur në vitin 1997 dëshiron të qëndrojë te Interi dhe ka shprehur dëshirën të mbyllë karrierën në Milano, madje ndoshta si kapiten i ekipit. Për këtë arsye, drejtuesit zikaltër, Marotta dhe Ausilio, janë në bisedime për rinovimin e kontratës aktuale, që skadon në vitin 2027, me mundësinë e një zgjatjeje deri në vitin 2029 ose 2030.
Statistikat flasin për të: Dimarco është në top 5 të lojtarëve që krijojnë më shumë mundësi për gol, duke u renditur para emrave të njohur si Salah, Raphinha dhe Yamal. Pa dyshim, ai është një lojtar shumë i çmuar për Interin, dhe pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera, trajneri Chivu ka çdo arsye ta mbajë në fushë.
© BalkanWeb