Sat, Oct 18, 2025

Kylie Jenner e hapur për karrierë në muzikë: Është ëndrra ime që nga lindja

  • PublishedOctober 18, 2025

Kylie Jenner e hapur për karrierë në muzikë: Është ëndrra ime që nga lindja

Kylie Jenner ka habitur fansat me debutimin e saj muzikor në këngën “Fourth Strike” të grupit Terror Jr, ku ajo sjell vokalin e saj në stilin rap. Pas publikimit të këngës, Jenner, 28 vjeç, u shpreh në një Q&A në kanalin e saj në YouTube se është e gatshme të ndjekë një karrierë në muzikë, një ëndërr që e ka pasur që në fëmijëri.

“Kjo është ëndrra ime që kur kam lindur, gjithmonë kam dashur të bëhem një yll pop-i,” tha ajo. “Por kurrë nuk kam pasur vetëbesimin.” Ajo shtoi se me afrimin e të 30-ave nuk dëshiron të pendohet për gjërat që nuk ka provuar: “Gjithmonë e kam dashur ta provoj, të shoh nëse mundem. Edhe pse nuk jam si Adele,” u shpreh ajo me humor.

Jenner tregoi se në sesionin e parë të regjistrimit ishte shumë e emocionuar dhe piu tre vodka soda për të qetësuar veten. Ajo kaloi gjithsej dy sesione në studio, secili nga pesë deri në gjashtë orë.

Në këngën “Fourth Strike”, Kylie performon vargjet: “One strike, two strike, let me get the mood right. Do it on purpose just to see how it ends.”

E pyetur nëse do të vazhdojë me muzikën, ajo tha: “Shpresoj. Do ta doja shumë. Pse jo? Le të bëjmë një album.”

Kënga “Fourth Strike” është vazhdim i këngës “3 Strikes” nga viti 2016, ku Jenner shfaqej si “King Kylie” në videoklipin promovues të linjës së saj të lip-gloss-it.