Sat, Oct 18, 2025

Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve

  • PublishedOctober 18, 2025

Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve

Prej kohësh, këngëtarja dhe influencerja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut. Por, ndonëse ka ruajtur sekret, një postim i fundit i saj në rrjete sociale ka mjaftuar që ndjekësit të nisin me hamendësimet.

Në një foto të publikuar në Instagram, Morena shihet në atelienë e dizajneres së njohur shqiptare, Lia Stublla, një detaj që menjëherë ndezi thashethemet se artistja mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh në jetën e saj: martesa.

E veshur me elegancë dhe rrezatuese si gjithmonë, ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë në mbishkrimin e fotos, duke e lënë publikun në dilemë. Megjithatë, prania e saj në atelienë e një stilisteje të njohur për veshjet e nuseve ka mjaftuar që komentet të mbushen me pyetje të tipit “A po përgatitesh për vellon e bardhë?” dhe “A do të kemi dasmë së shpejti?”.

Burime pranë saj nuk kanë dhënë asnjë konfirmim, ndërsa Morena vetë ka zgjedhur të heshtë, siç di ta bëjë më së miri kur bëhet fjalë për jetën private.

Fansat, nga ana tjetër, po presin me padurim nëse këngëtarja do të ndajë lajmin e madh dhe sidomos të zbulojë identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Screenshot