‘Pse gënjen’/ Rikja i kthehet Meritonit për deklaratën gjatë premierës së filmit
Në premierën e filmit të ri “ADN”, Meriton Mjekiqi ka folur për herë të parë për takimin e tij me Rike Roçin, pas një kohe të gjatë pa komunikim. Në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, moderatori zbuloi se takimi i tyre ka ndodhur krejt rastësisht:
“Pas një kohe që nuk kishim pasur kontakt, u takuam dhe folëm prapë,” – u shpreh ai.
Deklarata e Meritonit ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjete sociale, ndërsa Rike Roçi reagoi me humor përmes një Instastory, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj karakteristike. Ndërkohë, Mjekiqi foli edhe për përfshirjen e tij në filmin “ADN”. Ai pranoi se në fillim kishte hezituar ta pranonte ftesën, por më pas vendosi të jetë pjesë e projektit:
“Erdhi ftesa, fillimisht s’desha ta pranoja, por më pas e pranova.”
‘Pse genjen’- i shkruan Rike.
Një nga skenat që ka bërë më shumë bujë është ajo e puthjes me aktoren Erjola Doci. Meritoni theksoi se gjithçka ishte pjesë e rolit dhe pjesë e natyrshme e skenarit.
Filmi “ADN” ka mbledhur një kast të njohur emrash nga showbizi shqiptar dhe po pritet me shumë entuziazëm nga publiku, duke u cilësuar si një ndër projektet më premtuese të kinemasë shqiptare për këtë vit.