Sat, Oct 18, 2025

Shqipe Hysenaj thyen heshtjen për Blerandon dhe Ardin: “Nuk ka pasur kurrë Rio dhe Tokyo”

  • PublishedOctober 18, 2025

Shqipe Hysenaj thyen heshtjen për Blerandon dhe Ardin: “Nuk ka pasur kurrë Rio dhe Tokyo”

Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Shqipe Hysenaj, ishte ndër të ftuarat në premierën e filmit shqiptar “ADN”, ku përveç pranishmërisë në tapetin e kuq, u ndal edhe për të komentuar disa nga temat më të përfolura që kanë qarkulluar rreth saj kohët e fundit.

Në një intervistë për “Prive” me Liberta Spahiun, Shqipes iu bë një pyetje që i ka munduar fansat që nga përfundimi i spektaklit – a i ka mbetur merak që nuk ndodhi ndonjë projekt i përbashkët me Blerandon, nisur nga kimia e dukshme mes tyre gjatë formatit. Por ajo ishte e qartë:

“Nuk më ngelet pishman asgjë sepse mendoj që bëhet ajo që është shkruajtur. Nuk ka pasur ndonjëherë Rio dhe Tokyo”, u shpreh Shqipe, duke iu referuar metaforës që fansat shpesh kanë përdorur për të dhe Blerandon, krahasuar me dyshen ikonike nga “La Casa de Papel”.

Ajo gjithashtu konfirmoi për herë të parë ftohjen e raporteve me Ardin, një tjetër mik i afërt nga shtëpia e BBVK2. Pa hyrë në shumë detaje, Shqipe la të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më si dikur, duke dhënë një mesazh që ngjalli kureshtje për vazhdimin e këtij kapitulli.

E sinqertë dhe direkte si gjithmonë, Shqipe duket se po mbyll disa kapituj me elegancë.