Sat, Oct 18, 2025

Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

  • PublishedOctober 18, 2025

Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.

“Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.

Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta.

Ndërsa për njerkën, Xheneta u shpreh se fjala njerkë nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si engjëllin e saj mbrojtës.

“Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte ne shpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin mami edhe vetëm unë si thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala njerkë ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt e kam pik të dobët”- tha ajo.