Sat, Oct 18, 2025

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

  • PublishedOctober 18, 2025

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

Xheneta Fetahu, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë intervistës së saj në emisionin “Se luan topi”, ku foli për përjetimet dhe ndjenjat që lidhen me Gjestin.

“Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,”- u shpreh Xheneta, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre emocionale kishte qenë më e fortë se ç’e kishte pranuar publikisht. Ajo shtoi se për një kohë të gjatë ka luftuar me ndjenjat e saj, duke tentuar t’i mohojë, edhe pse brenda vetes ndjente diçka të fortë.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Gjestit, aludimet ishin të qarta. “Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas Big Brother-it,”- deklaroi ajo.

“Kam ndier diçka brenda, por nuk doja ta pranoja,”- shtoi ajo.

Në vazhdim të intervistës, Xheneta komentoi edhe raportin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit brenda shtëpisë:

“Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin),” -tha ajo, duke nënvizuar se ende nuk e ka të qartë nëse ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta apo pjesë e lojës.

Megjithatë, pavarësisht gjithë ndjesive të përziera, Xheneta e ruan respektin për Gjestin. “Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën,” – u shpreh ajo me emocion.

Në fund, ish-banorja shtoi se nuk i jep më shumë peshë deklaratave që janë bërë gjatë lojës:

“Unë mbyll sytë dhe veshët për çfarë ka thënë në Big Brother VIP Albania, sepse e ka bërë për lojën. Por, s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua.”