Axhenda e Superiores, luhet klasikja e futbollit shqiptar
Java e 8 e Superiores do të shohë skuadrat të kthehen në fushën e lojës që në ditën e premte, me sfidat që ndahen 3 në këtë ditë dhe 2 në të shtunën.
Gjithçka fillon me duelin mes Vorës dhe Dinamos, në pasditen e të premtes, për të vazhduar më pas në darkë me duelet Elbasani-Bylis dhe Vllaznia-Tirana. Kjo e fundit ka qenë gjithmonë një ndeshje e ethshme dhe jo rastësisht cilësohet si klasikja e futbollit shqiptar .
Ndërkohë, të shtunën luhen dy ndeshjet e tjera, me Partizanin që pret Egnatian si dhe me Teutën që pret Flamurtarin e vendit të fundit.
JAVA 8
24.10.2025
Vora-Dinamo ora 14:00
Elbasani-Bylis ora 17:00
Vllaznia-Tirana ora 17:00
25.10.2025
Partizani-Egnatia ora 17:00
Teuta-Flamurtari ora 17:00
© BalkanWeb