E pranoi! Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Ronaldo Sharkës!
Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mendim personal, që ka ngjallur reagime dhe komente në rrjet. I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh pa filtra, Ronaldo iu përgjigj një pyetjeje të guximshme gjatë një sesioni “pyetje-përgjigje” me fansat.
“Femra më seksi në showbiz?” — ishte pyetja e një ndjekësi kureshtar. Sharka nuk e zgjati shumë dhe e dha menjëherë përgjigjen: “Gixhari :)”, duke iu referuar aktores së njohur Olta Gixhari.
Për t’i dhënë më shumë peshë përgjigjes së tij, gazetari e shoqëroi komentin edhe me një foto provokuese të vetë Oltës, ku ajo shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil tërheqës.
Zgjedhja e tij nuk është befasuese për ata që e ndjekin karrierën e Gixharit, e cila njihet për sharmin, linjat elegante dhe prezencën e saj të fortë në ekran. Ajo ka qenë gjithmonë një nga figurat më të komentuara në mediat rozë, si për rolet e saj në aktrim ashtu edhe për paraqitjet e saj publike.
Ky koment i Ronaldos ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime mes fansave, ku një pjesë janë dakord me zgjedhjen, ndërsa të tjerë kanë përmendur emra të ndryshëm nga showbiz-i shqiptar.