Selena Gomez dhe Benny Blanco bëjnë paraqitjen e parë pas martesës!
Vetëm disa javë pas martesës, Selena Gomez u shfaq me një “glow” të vërtetë të nusërisë në eventin Gala të Academy Museum që u mbajt më 18 tetor në Los Angeles, së bashku me bashkëshortin e saj, producentin muzikor Benny Blanco.
Artistja 33-vjeçare mahniti me një fustan elegant të zi, me zbukurime me shkëlqim që frymëzoheshin nga eleganca e Hollywood-it të vjetër. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë mbi fustanin, flokët e kapura lart dhe buzë të kuqe të theksuara. Ndërkohë, Blanco, 27 vjeç, u paraqit me një kostum të zi dhe këmishë blu, të pambyllur në pjesën e sipërme, duke shtuar një prekje më të relaksuar stilit të tij.
Gala-ja, që mbledh fonde për Muzeun e Akademisë së Filmit, këtë vit nderoi emra të mëdhenj si Penélope Cruz, Walter Salles, Bruce Springsteen dhe yllin e SNL, Bowen Yang. Vitin e kaluar, ngjarja grumbulloi 11 milionë dollarë.
Vetëm një ditë më parë, Gomez ishte pjesë e ndarjes së çmimeve Daytime Emmy, ku ishte e nominuar për “Serinë më të mirë kulinare” me emisionin e saj më të ri, Selena + Restaurant. Edhe pse çmimin e fitoi “Delicious Miss Brown”, kjo ishte hera e tretë që ajo nominohej për një Emmy, pas suksesit të Selena + Chef dhe versionit të tij festiv.
Selena + Restaurant, që u publikua në Max në maj 2024, ndjek Gomez dhe mikeshën e saj Raquelle Stevens teksa eksplorojnë skenën e pasur gastronomike të Los Angeles-it.