Xheneta Fetahu reagon pas intervistës emocionale: Jeta s’është gjithmonë e lehtë!
Pas intervistës emocionale në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për herë të parë për çështje të ndjeshme personale, Xheneta Fetahu ka reaguar edhe në rrjete sociale. Ajo preku zemrat e publikut me rrëfimin e saj, ku ndër të tjera foli edhe për takimin e fundit me Gjestin gjatë varrimit të vëllait të tij.
Gjatë intervistës, Xheneta u shfaq e përlotur dhe e prekur thellë nga situata, duke pranuar se ende ruan ndjenja të forta dhe të sinqerta për Gjestin. Ajo tha se e kishte përjetuar keq mënyrën se si kishin përfunduar gjërat mes tyre dhe theksoi se do të dëshironte një takim me të, për të sqaruar gjithçka që ka mbetur pezull.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Xheneta falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe dashamirësinë, duke lënë të hapur një mundësi për një pajtim të mundshëm në të ardhmen.
Reagimi i saj i plotë në rrjete sociale:
Pas intervistës sime te @seluantopi, kam marrë një lumë mesazhesh dashurie, mbështetjeje dhe emocionesh nga njerëz të panumërt. Ju falënderoj secilin prej jush që keni gjet pak kohë të më shkruani fjalë të ngrohta dhe energji pozitive.
Edhe pse nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve, dua t’ju them nga zemra se çdo mesazh ka pas vlerë të madhe për mua.
Një falënderim i veçantë për @erjonarusi, për mënyrën si më dëgjoi, më kuptoi dhe më dha hapësirën të tregoj historinë time ashtu siç është – me ndjenja, me të vërteta dhe me shpirt.
Për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira: mos u dorëzoni. Çdo dhimbje e ka një qëllim, çdo plagë shërohet me kohë dhe çdo errësirë një ditë i lë vendin dritës. Forca, besimi dhe dashuria janë ato që na mbajnë gjallë.
Jeta s’është gjithmonë e lehtë, por është e bukur kur e jeton me zemër të pastër dhe shpresë në shpirt.