Mon, Oct 20, 2025

Champions, Chivu: Vlerësojmë rivalin, atmosfera është pozitive

  • PublishedOctober 20, 2025

Champions, Chivu: Vlerësojmë rivalin, atmosfera është pozitive

Tekniku i Interit, Christian Chivu bëri komentin e tij para ndeshjes së Champions ndaj Union SG.

“Jemi Interi dhe duhet të mendojmë në një nivel të gjerë. Nuk po mendojmë për Napolin. Duhet të japim më të mirën tonë dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje për të qenë në garë në të gjitha kompeticionet në pranverë”.

Për Union SG – “Ekipi është shumë agresiv dhe i pëlqen të bëjë presion lart në fushë. Nuk e di nëse kjo do të ndryshojë me ne. Megjithatë, nuk mendoj se ata do ta ndryshojnë plotësisht identitetin e tyre. Ata tashmë kanë marrë tri pikë në Ligën e Kampionëve dhe janë në krye të ligës”.

Për gjendjen e Lautaro dhe Thuram – “Lautaro është mirë, ai nuk ka pasur probleme të tjera që nga Roma. Të nesërmen ai pati një seancë të mirë rikuperimi dhe u stërvit normalisht sot. Megjithatë, Thuram ka nevojë për disa ditë të tjera. Po përpiqemi ta rikthejmë sa më shpejt të jetë e mundur, por duket se ai nuk do të jetë i disponueshëm për Napolin”.

Pio dhe Bonny që nga fillimi? – “Për mua, nuk ka titullarë, e kam thënë këtë për muaj të tërë. U besoj të gjithë lojtarëve që kam në dispozicion sepse të gjithë mund të luajnë si titullarë. Jam i lumtur që kam një grup të tillë në dispozicion, më lejon të vazhdoj një punë në të cilën besoj thellësisht. Të gjithë mund të kontribuojnë në ndeshje dhe në udhëtim. Kur shoh njerëz të lumtur, zgjohem duke u ndjerë mirë në mëngjes”.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net