Mon, Oct 20, 2025

Fanela e artë e Manaj për golin kundër Serbisë, ja sa u shit në ankand

  • PublishedOctober 20, 2025

Fanela e artë e Manaj për golin kundër Serbisë, ja sa u shit në ankand

Rey Manaj ishte heroi i Shqipërisë në Serbi, teksa me golin e realizuar, jo vetëm që i dhuroi 3 pikë kombëtares, por edhe nderoi shqiptarët kudo nëpër botë. Tashmë, fanela që Manaj përdori në Leskovac u ble për një shifër që shkon diku tek 3098 euro.

Kishte oferta edhe nga Shqipëria, por propozimi i lartë ishte ai nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më e shtrenjtë se fanela e Manajt është vetëm ajo e Bajramit (realizoi ndaj Italisë në Europian), e cila u ble për 5792 euro.

 

Manaj
Manaj

Kjo situatë është e përkohshme pasi fanela e futbollistit që do dërgojë zyrtarisht Shqipërinë në Play Off ose në Botëror, me siguri do kushtojë më shumë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net