Ish-burri i parë i Jennifer Lopez shpërthen ndaj saj: “Thuaj të vërtetën, problemi je ti!”
Ojani Noa, ish-bashkëshorti i parë i këngëtares dhe aktores së njohur Jennifer Lopez, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të saj të fundit, ku ajo pretendoi se asnjëri nga ish-të dashurit nuk e kishte dashur vërtet.
Në një postim të gjatë në Instagram, Noa e akuzoi Lopez për hipokrizi dhe mungesë sinqeriteti, duke e akuzuar se e kishte tradhtuar gjatë martesës së tyre të shkurtër në vitin 1997.
“Mjaft më nënçmove. Mjaft luajte rolin e viktimës. Problemi nuk jam unë, je ti,” shkroi ai. Ai shtoi se ka qenë një burrë besnik, i ndershëm dhe i dashur, që la gjithçka pas, punën, vendin dhe familjen, për ta ndjekur atë dhe për ta mbështetur në karrierën e saj.
“Nuk të kam tradhtuar kurrë. Kam qenë i mirë me ty. Jam shumë njeri i mirë për ty,” vazhdoi Noa. Ai shton se këngëtarja zgjodhi famën dhe suksesin mbi dashurinë dhe martesën e tyre, duke pretenduar se ai u përpoq ta shpëtonte lidhjen pas tradhtisë së saj.
“Thuaj të vërtetën për një herë. Bëju të ditur njerëzve se problemi je ti. Duhet të kesh turp,” përfundoi ai.
Jennifer Lopez dhe Ojani Noa u martuan në vitin 1997, por u divorcuan pas vetëm 11 muajsh. Që atëherë, J.Lo është martuar edhe tri herë të tjera: me Cris Judd, Marc Anthony dhe së fundmi me Ben Affleck.