Mon, Oct 20, 2025

Milan “zgjohet” në krye, Allegri: Të mos kalojmë në delir, kemi rrugë të gjatë (VIDEO)

  • PublishedOctober 20, 2025

Milan “zgjohet” në krye, Allegri: Të mos kalojmë në delir, kemi rrugë të gjatë (VIDEO)

Më në fund, Rafa Leao “zgjohet”, bën “djallin” në “San Siro” duke i dhuruar Milan një 3 pikësh të artë, ishte protagonist absolut në suksesin me përmbysje përballë Fiorentinës që i dhuroni kreun e Serie A, të vetëm në krye në kuotën e 16 pikëve, plus 1 në raport me Inter, Napoli dhe Roma.

Përballë Piolit dhe djemve të tij, Milan vuajti jo pak, me ekipin vjollcë që kaloi i pari në avantazh në minutën e 55-të me Gosens. Stafetën më pas e mori Leao, me sulmuesin portugez që rikthehu baraspeshën në minutën e 63-të. Me një goditje perfekte nga distanca Leao i dha fund “letargjisë”, 513 ditë kushte portugezi që nuk shënonte në “San Siro” në Serie A. Leao nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 85-të, Milan fitoi një 11-metërsh për faull në zonë ndaj Gimenez. VAR dhe gjyqtari i takimit tërbuan Piolin dhe ekipin e Fiores, me këta të fundit që protestuan gjatë për këtë episod. Nga pika e bardhë, Leao u tregua i saktë duke përmbysur shifrat, një gol që në fund rezultoi një 3 pikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Max Allegri, nuk preferoi t’i përgjigjej akuzave të Fiorentinës për penalltinë e fituar nga Gimenez, nuk preferoi as të bëj premtime të bujshme pasi ekipi i tij rrëmbeu kreun: “Nuk kam asnjë mesazh, thjesht shijojmë këtë fitore dhe marrin këtë trepikësh. Nga nesër do mendojmë për të rikuperuar energjitë, do punojmë me entuziazëm, por pa kaluar në dëlir për këto rezultate pasi ka ende shumë rrugë përpara”, u shpreh Pioli.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net