Mon, Oct 20, 2025

Pse socialistët refuzojnë gjenocidin serb në Kosovë? Edmond Panariti: Veprim i kalkuluar, për të mos ushqyer tensione të reja në Ballkan

  • PublishedOctober 20, 2025

Pse socialistët refuzojnë gjenocidin serb në Kosovë? Edmond Panariti: Veprim i kalkuluar, për të mos ushqyer tensione të reja në Ballkan

Ish-ministri Edmond Panariti, foli sot në emisionin “Log.” në News24 nën moderimin e Endri Xhafos lidhur me çështjen e gjenocidit serb, të cilin socialistët nuk e miratuan në seancën e fundit plenare, pavarësisht kërkesës së opozitës.

Sipas Panaritit, ky veprim i socialistëve është një veprim i kalkuluar që sipas tij mund të burojë nga presioni i ndërkombëtarëve për të mos ushqyer tensione të tjera në Ballkan.

Edmond Panariti: Kjo ndodhi ndoshta nën presionin ndërkombëtar për të mos ushqyer tensione të reja në Ballkan, kur jemi në prag të rivendosjes Serbi Kosovë. Kështu që mund të jetë një veprim i kalkuluar me mosveprim, pra bë një mos veprim për të vepruar realisht.

 

 

Kam përshtypjen që kjo shkon ndesh asaj që shpallet me të madhe një komb një qëndrim. Kosova, Bosnje Hercegovina kanë kaluar rezoluta për të dënuar gjenocidin serb ndaj popullatave të tyre.
Shqipëria duhet të jetë sinkron dhe duhet të jetë në krah të Kosovës në çdo hap që konsolidon atë që ka të bëjë me një shfarosje me vrasje mizore të popullsisë së Kosovës me zhvendosjet masive, depërtim të rreth 800 mijë kosovarëve drejt territorit shqiptar dhe përdhunime.