Mon, Oct 20, 2025

Rikthehet Ismajli, legjionarët kuqezi titullarë në Serie A, vetëm Hysaj spektator

  • PublishedOctober 20, 2025

Rikthehet Ismajli, legjionarët kuqezi titullarë në Serie A, vetëm Hysaj spektator

Në Serie A, legjionarët kuqezi, pjesa e tyre më e madhe zbritën në fushë si titullarë. Siparin e hapi Asllani, me regjisorin që udhëhoqi Torinon në një fitore të madhe 1-0 përballë Napolit. Asllani i dhuroi në distancë një asist të madh ish ekipit të tij, Inter. Lajm pozitiv ishte edhe rikthimi i Ismajlit në fushë, qendërmbrojtësi u aktivizua në minutën e 84-ët duke lënë pas dëmtimin muskulor që e pengoi të ishte në dispozicion të Shqipërisë për dy sfidat e muajit tetor.

Dy legjionarët e tjerë të Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin gjithashtu protagonistë në sfidën Lecce-Sassuolo, të dy u aktivizuan titullarë. Ramadani qëndroi në fushë për 90 minuta i vlerësuar si lojtari i ndeshjes, ndërsa Berisha u zëvendësua në minutën e 86-ët.

Një ndeshje pozitive zhvilloi edhe kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, i aktivizuar si titullar në ndeshjen Atalanta-Lazio e mbyllur në barazim pa gola. Qendërmbrojtësi qëndroi në fushë për 90 minuta, ndërsa Hysaj nuk u preferua nga trajneri Sarri.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net