Mon, Oct 20, 2025

Si e ruan bukurinë Angelina Jolie në moshën 50-vjeçare?

  • PublishedOctober 20, 2025

Si e ruan bukurinë Angelina Jolie në moshën 50-vjeçare?

Edhe pse ka kaluar dekada në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vijon të admirohet për pamjen e saj natyrale dhe elegancën që e karakterizon. Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike vazhdon të shkëlqejë, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht çështje gjenetikë.

Jolie i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë kujdesit për lëkurën, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive. Që në fillesat e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm e të natyrshëm.

Rregulli i parë? Mbrojtja nga dielli. Aktorja nuk e anashkalon kurrë përdorimin e kremit me SPF, një zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës. Gjithashtu, përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë, si dhe herë pas here acid glikolik apo acide alfa-hidroksi.

Ndryshe nga shumë personazhe të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive dhe nuk përdor skrabe të forta apo produkte me kimikate të shumta. Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura e saj të pastrohet plotësisht.

Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe ndonjëherë aplikon trajtime të lehta me lazer. Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se po sfidon moshën në mënyrën më të natyrshme të mundshme.