Trump: Bëmë marrëveshje me Hamasin! Nëse nuk sillen mirë do t’i eliminojmë
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën nga Shtëpia e Bardhë se Hamasi duhet të respektojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, përndryshe do të marrë “pasoja shumë të rënda”.
Duke pritur në Uashington kryeministrin australian Tony Albanese, Trump deklaroi se ka “një problem me Hamasin” që do të zgjidhet shpejt, pasi sipas tij grupi ka shkelur marrëveshjen. Ai tha se teksa ndërhyrjet vijnë nga “një rebelim i brendshëm” brenda organizatës, disa persona janë vrarë.
“Bëmë një marrëveshje me Hamazin: ata duhet të sillen mirë. Nëse nuk e bëjnë, ne do t’i eliminojmë. Ata do të eliminohen dhe e dinë këtë,” u shpreh Trump, duke shtuar se Hamasi është “një grup i dhunshëm”.
Ai paralajmëroi se, nëse shkeljet e vazhdojnë, SHBA do të ndërhyjë “shumë shpejt dhe në mënyrë mjaft të ashpër” për t’i ndrequr ato.