Bylykbashi para Komisionit të Venecias: Reforma në Drejtësi ka dështuar! Shqipëria ndodhet përballë një sistemi zgjedhor toksik
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, mbajti sot një fjalim përpara anëtarëve të Komisionit të Venecias me një analizë të detajuar mbi dështimet e Reformës në Drejtësi dhe sistemit zgjedhor në Shqipëri.
Bylykbashi theksoi se institucionet shqiptare nuk kanë arritur pjekurinë e duhur demokratike dhe shpesh varen nga opinionet e Komisionit të Venecias për vendime të rëndësishme, veçanërisht Gjykata Kushtetuese. Ai kritikoi ashpër deformimin e procesit zgjedhor, duke e krahasuar me një “sëmundje autoimune” për demokracinë, dhe theksoi se zgjedhjet e 2025 janë pothuajse identike me ato problematike të vitit 2001.
Bylykbashi tha se, Shqipëria ndodhet përballë një sistemi zgjedhor “toksik”, të cilin e konsideroi si pengesë madhore për demokracinë dhe pluralizmin. Ai u shpreh se ky sistem duhet ndryshuar urgjentisht përmes një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Bylykbashi vuri në dukje shqetësime të thella mbi përdorimin politik të burimeve shtetërore, shitblerjen e votës, mungesën e ndëshkueshmërisë dhe kapjen politike të drejtësisë.
Ai theksoi se zgjedhjet e fundit treguan qartë bashkimin e partisë me shtetin dhe dështimin e institucioneve për të garantuar një proces të drejtë.
Ndër të tjera, ai përmendi edhe çështjen e votës së diasporës dhe mungesën e besimit tek administrata zgjedhore. Bylykbashi përfundoi duke ngritur pyetjen nëse do të ketë vullnet politik për një reformë të vërtetë, duke paralajmëruar se pa një proces serioz dhe gjithëpërfshirës, edhe reforma e radhës rrezikon të dështojë.
Fjala e plotë:
Duket sikur Shqipëria nuk ka qenë e gatshme, madje e në gjendje. Institucione të saj të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese, nuk ka qenë në gjendje të marrin vendime pa marrë dhe një opinion nga Komisioni i Venecias. Dhe kjo është një çështje maturie institucionale, pjekjeje të intitucioneve demokratike në Shqipëri, që do të thotë nuk ekziston, nuk është ashtu siç do të duhej të ishte, të paktën në vitin 2025.
Nga ana tjetër, zgjedhjet, që janë një nga vatrat e nxehta të kësaj problematike në këtë partneritet, ku Komisioni i Venecias ka patur një rol të jashtëzakonshëm me opinionet që ka dhënë, në bashkëpunim me ODIHR, pra partneriteti i tyre në asistencën për Shqipërinë ka qenë më ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv.
Nga ana tjëtër, zgjedhjet, duke vazhduar këtë metaforën e pacientit, zgjedhjet në një farë mase janë kthyer në një lloj sëmundje autoimune për demokracinë shqiptare.
Nga ato që ishin themel për një zhvillim të shpejtë në ditët e demokracisë janë bërë problem i madh. Ne jemi sot rreth 25 vite nga fillimi i reformës zgjedhore që prodhoi kodin e vitit 2000, i cili më pas është dashur të amendohet vazhdimisht.
Ne kemi kaluar në një valë të reformës zgjedhore, ku komisionerët e Venecias kanë qenë prezent, të cilët një pjesë e tyre kanë qenë të suksesshme. Reformat e viteve 2002 dhe 2012 janë modeli mbi të cilën ne vendosëm mbi bazë konsesualiteti shinat se si zgjedhjet të përmirësoheshin. Produkti, nga zgjedhjet e 2001 që janë historikisht zgjedhjet më problematike në atë katalogun e tyre, të cilat zgjedhjet e vitit 2025 u ngjajnë pothuajse 100%. Në vitin 2013, rekomandimet ishin kryesisht teknike. Pordukti tjetër, një dekadë konsesualiteti dhe i reformës zgjedhore me asistencë brilante ndërkombëtare, prodhoi 2 herë rotacion politik, 2005-2013. Dhe rotacioni politik që është vetëm jo parim ndërkombëtar, po edhe kushtetues është gjithashtu tregues sesi është procesi zgjedhor.
Dua të them me keqardhje që reforma e fundit zgjedhore konsensuale është ajo e vitit 2012. Edhe ajo e vitit 2020 që u përmend më herët këtu, që u bënë ndryshime të gjera me konsensus, u shkatërrua nga ndryshime të njëanshme joçfarëdo, por ndryshime kushtetuese të sistemit zgjedhor. Një sistem zgjedhor i imponuar me qëllim arritjen e fitores nga njëra palë. Edhe këtu u tha më herët që, kjo është diçka që dëmton procesin.
Ne sot kemi një sistem zgjedhor, i cili duhet hequr në mënyrë urgjente. Është kthyer një nga elementet më toksikë në raport me demokracinë dhe pluralizmin shqiptar. Se çfarë duhet të jetë sistemi, duhet të jetë tryezë e një debati të gjerë që ndoshta duhet të kapërcehet dhe një reformë, një komision i reformës zgjedhore, duhet të jetë shumë më i gjerë në diskutim. Por sot, unë këtë nuk mund ta them. Ama, ajo që them me bindje është që ky sistem duhet të ikë.
Tani, në 11 maj të 2025 ne kishim zgjedhjet parlamentare, që në vend që të ishin një pikë kthese e fortë, në fakt çuan në një drejtim krejt tjetër. Është hera e parë në mëmorien jo të shkurtër timen në lidhje me këtë proces në 25 vitet e fundit që kemi një deklaratë të gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të ODIHR-it që e hap që në fillimin e parë, jo me pretendime, por me konkluzion në raport me faktin që shteti dhe partia janë një. Që partia-shtet po përfiton nga pushteti që ka. Ndërkohë që, ndarja e partisë nga shteti është një parim që futet në vitin 1990. Pra, jemi 35 vite pas.
Por nuk është një problem i vogël, është një problem që ngërthen të gjithë mënyrën e qeverisjes. Pra, nëse ne do të zbërthejmë këtë problem, do dilnin pafund detyra që shteti shqiptar, institucionet shqiptare, mbi të gjitha parlamenti i Shqipërisë, duhet t’i zgjidhi procesi i integrimit europian në kapitujt që ka hapur, administrata publike, mënyra se si përdoren fondet, transparenca. Një seri problemesh. Lufta kundër krimit të organizuar. Pse? Sepse ne sot kemi zgjedhje, dhe ato të vitit 2025 ishin, jo vetëm në standardin e thjeshtë, shitblerja e votës. Shtiblerja e votës sot është një nga gangrenat e mëdha që lidhet drejtpërdrejt me faktin që kanë mosndëshkim, një dështim i strukturave ligjzbatuese të hetimit dhe ndëshkimit të SPAK, prokurorisë, TASK FORCA, të gjykatës. Jo në vitin 2025, por përgjatë viteve që i kanë prodhuar bindje ndaj krimit të organizuar që mund të bëjnë marrëveshje me partinë në pushtet për të shkëmbyer interesa në procesin zgjedhor.
Burimet shtetërore sot janë një problem gjigant, por nuk është thjesht për burime shtetërore vetëm të administratës, vetëm makinat apo zyrat, është përdorimi i pushtetit për të dhënë para me miliona e miliona pak para zgjedhjeve dhe kur ligji e pengon. Dhe këtu vjen edhe problemi tjetër.
Pra, kur një kod zgjedhor me rregulla shumë të forta kundër burimeve shtetërore, nuk pyet kryeministri për këtë, do të thotë që jemi përpara rënies së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pamundësisë së organeve që ta ndalojnë këtë, të bëjnë diçka.
Ku është sot gjykata? Po, ndoshta kolegji zgjedhor nuk është më ajo garancia para 20 vitesh, por pikëpyetja e madhe është kush do ta bëjë këtë gjë. Cila është ajo gjykatë që pas vetingut të situatës dramatike të kapjes politike të drejtësisë, do të garantojë që në fund të një procesi ankimor do të ketë drejtësi? Jo, kjo nuk është.
Administrata zgjedhore nga ana tjetër, përtej aspekteve teknike sot nuk ka besim te administrata zgjedhore, por vjen një çështje tjetër. Arsyeja pse ne kemi kaq vite që nuk e reformojmë amdinistratën zgjedhore për të bërë diçka ndryshe, do të thotë që njerëzit nuk kanë besim, as te procesi zgjedhor, as te mënyra, as të administrata publike.
Pra, ne jemi para një serie problemesh të rënda të cilat krijojnë këtë frymë mosbesimi që do një kurajë shumë më të madhe se normalisht për ta përballuar këtë reformë zgjedhore.
Vota e diasporës, gjithashtu një problem gjigant mënyra se si u zhvillua.
Pra, ne aktualisht me standardet zgjedhore nuk kapim asnjë nga kkriteret që i duhen Shqipërisë në raport me integrimin në BE, edhe me atë që kaën KE apo OSBE në lidhje me standardet.
A kemi mundësi ta bëjmë? E kemi bërë në të shkuarën. Unë përmenda dy rotacione politike. Çështja është: do të ketë vullnet politik dhe cili do të jetë procesi.
Pra, lista e çështjeve për t’u diskutuar është e gjatë, është e vlefshme, mund të ketë të tjera. Por, nëse procesi do të jetë i gabuar, ai i reformës zgjedhore, në një parlament i cili nuk ka vullnetin politik, edhe kjo reformë zgjedhore mund të dështojë sërish. Kështu që, kjo është pikëpyetje e madhe: a do të ketë vullnetin politik, që sot nuk është dhe cili do të jetë procesi me zgjedhjet. Pra, do t’ia hedhim njëri-tjetrit në fund, apo do të bashkëndajmë një reformë zgjedhore me synimin për ta bërë mirë, por duke mbajtur përgjegjësi edhe për ato gjëra që nuk i kemi bërë.