Tue, Oct 21, 2025

E papritur! Ndahet nga jeta ish-ylli i WWE

  • PublishedOctober 21, 2025

Robert Horne, i njohur për fansat si Sir Mo, ish-mundësi i WWE, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me një infeksion të rëndë në gjak dhe pneumoni. Lajmin e konfirmuan miq dhe kolegë të tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa përditësimet e fundit erdhën nga bashkëshortja e tij, Denise, qëndroi pranë tij gjatë 8 javëve në spital, në kujdes intensiv.

Sir Mo ishte aktiv në WWE nga viti 1993 deri më 1996 dhe u bë i njohur si pjesë e ekipit “Men on a Mission” bashkë me Mable, i njohur më vonë si Viscera. Ata fituan një kampionat tag team, që mbeti titulli i vetëm i Horne në karrierën e tij në WWE.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta e Horne e bëri publik edhe mundësja Leilani Kai, e cila e përshkroi atë si një mik të vërtetë, gjithmonë me buzëqeshje dhe fjalë të mira, që e bënte çdo ditë në turne më të lehtë për të gjithë.

“Bobby ishte një njeri me zemër të madhe, i dashur për sportin, fansat dhe njerëzit përreth tij,” shkroi Kai në postimin prekës.

Robert “Sir Mo” Horne do të mbahet mend jo vetëm për kontributin e tij në ring, por edhe për njeriun e mirë që ishte jashtë tij, duke lënë një boshllëk të madh në komunitetin e mundjes profesioniste dhe në zemrat e fansave.