Tue, Oct 21, 2025

Joe Jonas flet për Taylor Swift pas 17 vitesh: Është padyshim një nga më të mirat

  • PublishedOctober 21, 2025

Pas gati dy dekadash nga ndarja e tyre e bujshme, Joe Jonas ka folur për herë të rrallë për ish-të dashurën e tij, superyllin e muzikës pop, Taylor Swift. Në një intervistë për revistën Esquire, së bashku me vëllezërit e tij të grupit Jonas Brothers, Joe u pyet nëse ka dëgjuar albumin më të fundit të këngëtares, The Life of a Showgirl.

“Kam dëgjuar disa këngë. Mendoj se ajo është padyshim një nga artistet më të mëdha sot dhe është shumë e mirë. Ka disa melodi që të kapin menjëherë,” u shpreh ai.

Joe, i cili më parë ka qenë i martuar me aktoren Sophie Turner, foli gjithashtu për jetën e tij personale, duke zbuluar se aktualisht nuk përdor aplikacione për takime. “Kam takuar njerëz përmes Instagram dhe TikTok, por kur ke pesë shfaqje radhazi, nuk është e lehtë të njohësh dikë,” tha ai.

Ndërkohë, Taylor Swift është tashmë e fejuar me yllin e NFL, Travis Kelce. Fejesa e tyre u bë publike më 26 gusht përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale. Sipas komedianit të njohur Andrew Santino, propozimi ishte planifikuar prej muajsh dhe ishte pjesë e një surprize të menduar gjatë një episodi të podcastit “New Heights”.