Joe Jonas për ish-të dashurën e tij Taylor Swift: Ajo është artistja më e madhe tani për tani
Joe Jonas ka folur për ish-të dashurën e tij Taylor Swift, 17 vjet pas ndarjes së tyre, duke e quajtur atë “artistja më e madhe” e kohës së saj. Këngëtari i Jonas Brothers foli për revistën Esquire dhe, ndër të tjera, iu referua artistes dhe karrierës së saj. Gjatë intervistës, Jonas, i cili ishte i martuar me shoqen e ngushtë të Swift, Sophie Turner, u pyet nëse i pëlqente albumi i saj i fundit, “The Life of a Showgirl”: “Kam dëgjuar disa nga këngët. Mendoj se ajo është padyshim artistja më e madhe tani dhe mendoj se albumi është i mirë. Secili ka mendimin e vet, por nga ajo që kam dëgjuar, ka melodi që të ngelin në mendje.”
Deklarata e Jonas erdhi 17 vjet pas rrëfimit publik të Swift në një intervistë të vitit 2008 me Ellen DeGeneres në lidhje me ndarjen e tyre. Në atë kohë, ajo kishte deklaruar konkretisht se nuk do ta ” kujtonte djalin që u nda me të në telefon në 27 sekonda kur ishte 18 vjeç”.
Pothuajse një vit pas divorcit të tij nga Sophie Turner, Jonas u pyet nëse ishte aktualisht në një lidhje. “Pesë koncerte radhazi nuk të ndihmojnë të gjesh kohë për kafe me dikë”, u përgjigj ai, duke shtuar se nuk përdor aplikacione takimesh. “Sigurisht, mendoj se Instagram dhe TikTok janë aplikacione, dhe unë kam takuar njerëz në atë mënyrë”, shtoi këngëtari.
Ndërkohë, Taylor Swift është fejuar tani me lojtarin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce. Lajmi për propozimin u njoftua më 26 gusht në një postim të përbashkët në rrjetet sociale.