Tue, Oct 21, 2025

Kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Sota: Nuk kam nisur asgjë për ta lënë gjysmë, ekuilibroj opozitën! Ja kush më kontaktoi…

  • PublishedOctober 21, 2025

Figura e tij ekuilibron opozitën në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Vlorës si kandidaturë e pavarur dhe ka marrë mbështetje nga i gjithë kampi opozitar në këtë nismë që e cilëson jo vetëm serioze, por si diçka që nuk mund ta lërë përgjysmë.

Kështu u shpreh sot në një intervistë në Neës24 mes të tjerash, Dionis Sota, kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale në Vlorë. Ai e quajti kandidimin një sakrificë ku duhet të japësh maksimumin.

“Kandidimi është sakrificë sepse të jesh lidership duhet të japësh maksimumin, në peshore janë reputacioni dhe emri im. Impenjon jo vetëm veten por edhe familjen, në fund të garës duhet të jesh më ballin lart”, tha Sota mes të tjerash.

Mbështetja ndaj tij ka qenë e madhe, si figurë ekuilibruese e opozitës dhe më gjerë. Sota tha se deri më sot nuk kishte lënë gjëra përgjysmë në rrugën e tij, duke shprehur besimin e plotë tek fitorja.

Ai shtoi se është kontaktuar si nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, që i ka ofruar mbështetjen e partisë së tij, por edhe nga drejtuesit lokalë të PD në Vlorë, të cilët sipas tij e shohin si një kandidaturë unifikuese të opozitës.

“Pak orë pasi shpalla kandidaturën Adriatik Lapaj më mori në telefon dhe më tha që kryesia kishte vendosur të më mbështeste, më pyeti nëse isha I bindur t’i shkoja deri në fund kësaj gare. Unë nuk kam nisur asgjë për ta lënë në gjysmë. Kjo është një nisëm shumë serioze. Pak ditë më pas u kontaktova nga drejtuesit lokalë të PD pasi më thanë se më shihnin si figura ekuilibruese e opozitës”, u shpreh kandidati.

Dhe në fund ai nënvizoi se fryma në këtë garë është e rëndësishme dhe bënte pjesë tek ekuacioni që çonte në fitore.