Tue, Oct 21, 2025

Lufta Rusi-Ukrainë, Rama në Londër: Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale! Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët dhe paratë ruse

  • PublishedOctober 21, 2025

Kryeministri Edi Rama foli sot në “Future Resilience Forum 2025” në Londër për luftën Rusi-Ukrainë. Rama tha se vendi ynë nuk është dakord me veprimet e presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne e dashurojmë Dostojefskin e gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pëlqen Rusia aktuale. Dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me të dhe as nuk na merr malli”, tha kryeministri.

Më tej ai theksoi se shqiptarët nuk janë tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse.

Edi Rama: Ne e dashurojmë Dostojefskin e gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pelenën Rusia aktuale. Dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me të dhe as nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë, nga paratë ruse. Për ne letërsia dhe muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm. Europa nuk di si të përgatitet për paqe.

Ka një histori të vërtetë për himnin rus. Himni rus u kompozua kohë më parë dhe pas ndryshimit me politikën e Moskës pas heqjes dorë nga Stalini, Krushovi i kërkoi autorit të tekstit që të ndryshonte tekstin e himnit dhe e ndryshoi. Më pas kur Rusia u bë e pavarur nga Bashkimi Sovietik, autori ndryshoi sërish teksti. Më pas Putini kërkoi një variant të katërt të himnit, por muzika nuk ndryshoi kurrë. Në Kremlin muzika nuk ndryshon kurrë, teksti ndoshta.