Tue, Oct 21, 2025

Nis sezoni në NBA, të gjithë në ndjekje të kampionëve të Oklahoma-s

  • PublishedOctober 21, 2025

Do të nisë mëngjesin e së mërkurës (me orën shqiptare) sezoni i ri sportiv 2025-2026 në NBA, kampionati më i bukur i basketbollit në botë. 30 skuadrat e ndara në dy Konferenca (Lindje dhe Perëndim) do të duelojnë mes tyre për trofeun. Sezoni i ri do të nisë menjëherë me dy super ndeshje: Oklahoma-Houston dhe Lakers-Golden State, dy sfidat mjaft interesante dhe ku është e vështirë të gjesh favoritët. Ashtu sikurse parashikohet të jetë i gjithë ky sezon, me shumë skuadra pretendente për titull. Natyrisht që vëmendja është kryesisht te Lakers-Golden State, një derbi kalifornian edhe pse do të mungojë LeBron James.

Por nuk janë vetëm këto dy skuadra që renditen në listën e atyre që synojnë titullin në NBA këtë sezon. Oklahoma kampione do të synojë të mbrojë titullin, por e di mjaft mirë se në të dyja Konferencat ka konkurrencë të fortë. 7 sezonet e fundit kanë treguar se asnjë skuadër kampione, nuk ka munduar dot të përsërisë dy herë radhazi suksesin.

Ndaj duhet parë nëse Oklahoma do të bëhet skuadra e parë që do të thyejë këtë trend.Në krahun tjetër Boston, Indiana, Milwaukee e Miami në Lindje, por edhe Denver e Phoenix në Perëndim duan të thonë fjalën e tyre dhe shihen edhe nga “bookmakers” potencialisht si skuadra pretendente për të rrëzua nga froni Thunder këtë sezon.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net