Tue, Oct 21, 2025

“Nuk ishte penallti ajo e Milanit”, De Marco e thotë troç: Gimenez simuloi, VAR gaboi që ndërhyri

  • PublishedOctober 21, 2025

Ish-arbitri Andrea De Marco, aktualisht  pjesë e Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve, ka folur së fundmi për penalltinë e fituar në fund nga Milani, në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Sipas De Marcos, VAR-i nuk duhet të kishte ndërhyrë, ndërsa Gimenez simuloi.

VAR-i nuk duhej të ndërhynte. Në këtë rast, Marinelli e vlerësoi situatën në fushë në mënyrë korrekte. Kur intensiteti është kaq i vogël, duhet lënë në dorën e gjyqtarit ta bëjë vlerësimin. Në atë që është vendosur këtë sezon, nuk duhej dhënë penallti.

Gimenez e përdori shumë simulimin. Pretendoi sikur kishte marrë një goditje të rëndë.

Po studiohet që të ndëshkohen situata të tilla. Në fushë duhet të ketë respekt. Nga fundjava e ardhshme do të shihni ndëshkime për lojtarët që simulojnë kështu”, tha De Marco.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net