Tue, Oct 21, 2025

Real Madrid, Alonso para Juventusit: Duam të fitojmë Champions

  • PublishedOctober 21, 2025

Real Madrid do të kërkojë fitoren, në ndeshjen ndaj Juventus. Para kësaj sfidë, doli në konferencë trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso.

“Ne hyjmë shumë të përgatitur, të etur për të fituar një tjetër Champions League. Na duhet stadiumi i mbushur, njerëzit shkojnë në ‘Bernabeu’ me dëshirë të madhe për të parë ndeshje të mëdha, dhe nesër do të jetë ashtu. Duhet t’u japim një motiv shtesë që të përgjigjen po ashtu,” tha Alonso.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net