Rikthim në majën e Serie A, ja sekreti i rilindjes së Milan-it
Milani është rikthyer të bëjë Milanin, me kuqezinjtë që javë pas jave nën drejtimin e teknikut Max Allegri, duket se po rigjejnë formën e tyre më të mirë teksa po kalojnë një periudhë të shkëlqyer, me rezultate që kanë ngjallur besimin te tifozët. Sekreti i ringjalljes mund të përmblidhet në katër pika kyçe.
E para është mbështetje për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili ka krijuar një ekip të fortë dhe të motivuar, pas periudhesh të vështira. Mbrojtja, e cila kishte pasur probleme më parë, është stabilizuar dhe tani ofron siguri. Gabbia dhe Tomori kanë rigjetur vetëbesimin dhe janë të pakalueshëm
Po ashtu, rikthimi i lojtarëve të rëndësishëm si Leao ka pasur ndikim të menjëhershëm, duke shtuar cilësinë në sulm.Portugezi gjeti golin në San Siro pas afro 500 ditësh nga hera e fundit, por këtë sezon me Allegrin ai duket shumë here më i motivuar. Dhe, mbi të gjitha, angazhimi dhe motivimi i lojtarëve, që janë të gatshëm të luftojnë për çdo top, ka sjellë sukses.
Në këtë mënyrë, Milani është rikthyer dhe tani po kërkon të kthehet në një skuadër konkurruese për tituj. Allegri theksoi se të flasësh për garën për titull tani është utopi, pasi jemi vetëm në javën e 7, por fillimi për “Djajtë” është i mbarë. Edhe nëse i referohemi precedentëve të mëparshëm, Milani është pretendentja kryesore, kjo pasi Allegri me skuadrat që ka drejtuar deri më tani, sa here ka qenë në kryesim pas javës së 7 të kampionatit, më pas ia ka dale të triumfojë në fund.
© BalkanWeb