Tue, Oct 21, 2025

VIDEO/ Show katalanas në Champions, Barcelona argëtohet ndaj Olympiacos

  • PublishedOctober 21, 2025

Barcelona nuk has aspak vështirësi në ndeshjen e 3-të të fazës së ligës në Champions, teksa triumfoi 6-1 në shtëpi ndaj Olympiacos. Katalanasit zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, pas dopietës së Fermin Lopez.

El Kaaby ngushtoi shifrat në fillimin e pjesës s dytë me anë të një penalltie, por dalja me të kuq e Hezze komplikoi në maksimum llogaritë për grekët.
“Vulën” e tij në këtë takim e la dhe Yamal, i cili përktheu në gol një 11-metërsh. Pak më vonë “tundi rrjetën” dy herë edhe Rashford, sakaq Lopez kompletoi Hattrickun.

Në Kazakistan, debutuesit e Kairat Almaty barazuan pa gola ndaj qipriotëve të Pafos, edhe pse këta të fundit luajtën shumicën e kohës me një lojtar më pak.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net