Wed, Oct 22, 2025

Akuzat e Berishës: Aeroporti i Vlorës, aferë korruptive! Interesa kriminale të Ramës, Lubi Ballukut, Ballës dhe nipit të Sadri Abazit

  • PublishedOctober 22, 2025

Lideri i demorkatëve Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë në lidhje me aferën e aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se pas përplasjes së dukshme midis aksionerëve qëndrojnë interesa të errëta dhe të paligjshme të zyrtarëve më të lartë të shtetit.

“Prandaj janë të gjithë të vërsulur pas gjoja përplasjes së Valonit me Behgjetin. Në fakt, bëhet fjalë për interesa kriminale të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe dhëndrit të Lubisë, nipit të Sadri Abazit, që ka marrë edhe kushërirën e saj të parë,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se ministrja Belinda Balluku, të cilën ai e referon si “Lubia”, jo vetëm që ka firmosur garancinë prej 140 milionë euro nga buxheti i shtetit, por edhe ka autorizuar transferimin e aksioneve të projektit, çka sipas tij ngre dyshime serioze.

Berisha: Prandaj dhe këta të gjithë janë vërsulur gjoja në grindjet që ka Valoni dhe Behgjetin. Pra janë interesa kriminale të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe dhëndrit të Lubi Ballukut, nipit  të Sadri Abazit. Po, ka marrë kushërirën e parë të Lubisë.

Lubia jo vetëm firmos kontratën për një siguri 140 milionë, por firmos transferimin e aksioneve.

Çdo shqiptar ka të drejtë të dyshojë se këto aksione janë të Ramës dhe Ballukut.