Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë gabime
Arsenal mund thellë Atleticon në Londër, duke konfirmuar veten si një prej skuadrave pretendente këtë sezon në Uefa Champions League. T’i shënosh 4 gola një skuadre që di të mbrohet mjaft mirë siç është Atletico nuk është aspak e thjeshtë, por të besuarit e Mikel Artetës ditën ta interpretonin mjaft mirë sfidën.
Pjesa e parë në “Fly Emirates” u mbyll pa gola pavarësisht kontrollit më të madh të lojës nga vendasit. Me nisjen e pjesës së dytë do të ishin të besuarit e Simeones që do të trondisinin portën e vendasve, me traversën e goditur nga ana e Julian Alvarez. Por vetëm kaq, pasi nga ai moment e deri në fund, “topçinjtë” do të dominonin në çdo aspekt.
Goli i parë erdhi pas një goditje dënimi, teksa me kokë Gabriel shënoi duke zhblookuar shifrat. 7 minuta më pas do të ishte braziliani Martinelli që do të dyfishonte shifrat duke sjellë qetësinë në stolin e Arsenal. Në skenë më pas do të dilte bomberi suedez Victor Gyokersh, që brenda 3 minutash ndëshkon madrilenët dy herë, duke çuar shifrat në 4-0. Një sukses i merituar për ekipin londinez, që merr fitoren e 3 duke shkuar në 9 pikë, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e 18 me 3 pikë.
Pas ndeshjes plotësisht i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij ishte tekniku spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta: “Jam shumë i lumtur. Fituan ndaj një kundërshtari tepër të fortë. U treguam të duruar pasi deri në nisje të pjesës së parë rezultati ishte 0-0, por më pas ishim efekti dhe ditëm t’i shkaktonim probleme një skuadre tepër të mirëorganizuar si Atletico.”
Ndërkohë nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjen Diego Pablo Simeone: “Arritëm të luftonim mirë deri në momentin e pësimit të golit të parë. Më pas nuk kishte më ndeshje. Nuk ishim të pafat, por ky rezultat erdhi si pasojë e gabimeve tona, të cilat Arsenal diti ti shfrytëzonte maksimalisht, për të na ndëshkuar.”
© BalkanWeb