Dopietë ndaj Olympiacos, Rashford: Kemi ekip fantastik, në Champions i kemi objektivat e qarta
Autori i dy golave ndaj Olympiacos, Marcus Rashford, u shpreh i lumtur pas fitores së Barcelonës në Champions.
“Ne e kemi një skuadër të shkëlqyeshme me të cilën zbavitesh duke luajtur futboll. Jam i kënaqur me paraqitjen, mbi të gjitha në pjesën e dytë. Edhe pse ishte e qartë se ishte e vështirë për ta me 10 lojtarë. Ne ndërkohë i shfrytëzuam si është më së miri hapësirat.
“Mendoj se ishim të shkëlqyeshëm edhe në pjesën e parë, por në të dytën ishim më të shpejtë. Hansi Flick është një trajner mjaft kërkues dhe intensiteti është njëra prej temave të tij kryesore. Jo vetëm kaq, por dëshiron edhe që ta demonstrojmë vendosmërinë tonë për të shënuar gjithmonë e më shumë. Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjes kundërshtare, por kemi aq shumë lojtarë që shënojnë nga pozita të ndryshme sa që shënimi i golave është i fundit sa u përket brengosjeve tona”,- tha ai.
© BalkanWeb