Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë
Egla Ceno, fituesja e Big Brother VIP Albania 3, ka qenë e ftuar nëpërmjet një videocall në programin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë një pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Ajo ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës së saj, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe aktualisht është paralizuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Në intervistën e saj, Egla tregoi se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të shëndetit të nënës, e cila është duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor të vazhdueshëm. Megjithatë, ajo u shpreh e qetë duke theksuar se gjendja e saj është stabile dhe nuk është më në rrezik për jetën.
“Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.
Egla shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.