Kevin Federline rrëfen telefonatën që shkatërroi martesën me Britney Spears
Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka ndarë momentin kulminant që e çoi në vendimin për të përfunduar martesën e tij me këngëtaren e njohur. Në librin e tij të sapobotuar, You Thought You Knew, Federline tregon se ishte një telefonatë në orët e para të mëngjesit që shënoi fundin e marrëdhënies së tij me Spears.
Federline shpjegon se telefonata përfshinte Britney, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan, dhe u bë një moment i vështirë për të, pasi këngëtarja dhe shoqet e saj ishin duke u argëtuar në jetën e natës, ndërkohë që ai po përpiqej të qëndronte i përqendruar në punën e tij. “Në sfond dëgjoja fëmijët tanë, Preston dhe Jayden, duke qarë,” shkruan ai. “Në atë moment, gjithçka u thye. Çdo shpresë që kisha për të shpëtuar marrëdhënien, vdiq atë natë.”
Federline, tani 47 vjeç, rrëfen se Spears nuk ishte e gatshme të ndryshonte dhe se ai nuk mund të priste më. Ai e përshkruan situatën si një moment vendimtar për të dhe thotë se fëmijët e tij kishin prioritet.
Çifti u martua në 2004 dhe u divorcuan dy vjet më vonë, në vitin 2006. Ata kanë dy djem së bashku: Sean Preston, lindur në 2005, dhe Jayden, lindur në 2006.