Një lider i vërtetë tek Atalanta, Gjimshiti pranë rekordit historik me bergamaskët
Berat Gjimshiti është kthyer prej kohësh tashmë në një prej liderëve kryesorë te skuadra e Atalantës. Mbrojtësi shqiptar, që mban edhe shiritin e kapitenit, është kthyer në një figurë qendrore për ekipin e drejtuar nga Ivan Juriç – jo vetëm për kontributin në fushë, por edhe për lidershipin në dhomat e zhveshjes.
Gjimshiti mund të shënojë një moment historik: nëse aktivizohet në Champions ndaj Slavias së Pragës, ai do të plotësojë plotë 296 paraqitje me fanellën zikaltër, duke u bërë mbrojtësi i dytë më me shumë ndeshje në historinë e klubit, pas Rafael Toloi.
Një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në projektin e Atalantës dhe një krenari sigurisht kjo edhe për futbollin shqiptar.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–