Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë
Reperi i njohur shqiptar Noizy ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku ka rrëfyer më shumë se kurrë më parë për filozofinë e tij të suksesit dhe çfarë e ka mbajtur në krye të skenës muzikore për kaq shumë vite.
I pyetur nëse e konsideron veten artistin më të mirë shqiptar, si këngëtar, reper, kompozitor apo edhe aktor, ai zgjodhi të mos e fokusojë përgjigjen te egoja apo krahasimet, por te një element kyç: disiplina.
“Nuk është që unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë,” – u shpreh Noizy me sinqeritet. Ai shtoi me tej se ndonjëherë i mungon motivimi, por forca për të vazhduar vjen nga rutina, përkushtimi dhe energjia që investon çdo ditë.
“Një artist i talentuar mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë. Unë mund të bëj tri, sepse kam disiplinë, forcë fizike dhe punoj më shumë se të tjerët,” – tha ai, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur përtej talentit të lindur.
Kjo anë më reflektuese e Noizyt ka marrë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, sidomos pas deklaratës së mëparshme ku ai e cilësonte veten si “numero uno” në muzikën shqiptare.Sa larg do të kishe qenë sot po të kishe disiplinën e Noizyt?