“Nuk më intereson çfarë thoni”/ Dakota Johnson flet hapur për veshjet provokuese
Aktorja Dakota Johnson ka treguar se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për veshjet e saj provokuese. Në një intervistë për Vogue Germany, 36-vjeçarja u shpreh hapur për stilin e saj të guximshëm dhe vendosmërinë për të vazhduar të vishet siç ndjehet mirë edhe nëse kjo përfshin fustane transparente apo me prerje të theksuara.
“Vërtet nuk më intereson,” u përgjigj ajo kur u pyet nëse ndonjëherë shqetësohet se mos një fustan është “shumë seksi”. “Kam pasur fatin të vesh disa nga fustanet më të bukur dhe më kanë bërë të ndihem e bukur. Prandaj i vesh.”
Ylli i “50 Shades of Grey” shtoi se ndonjëherë fustanet duken për mrekulli në trupin e saj, por jo gjithmonë. “Ka raste që nuk më shkojnë aspak. Gjithçka varet nga forma, ngjyra, materiali… Por nëse gjej një fustan të bukur dhe ndihem mirë me të, natyrisht që do ta vesh!”
Dakota falënderon nënën e saj, Melanie Griffith, për vetëbesimin. “Ajo ishte gjithmonë e hapur për trupin, na mësoi ta duam veten tonë që të vogla. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për një vajzë, sepse shoqëria shpesh të bën të ndihesh e pamjaftueshme.”
Ndër veshjet e saj më të komentuara së fundmi ishin një fustan i tejdukshëm Gucci në darkën e “Caring for Women” në Nju Jork dhe një tjetër fustan transparent në Festivalin e Filmit në Cyrih, ku aktorja zgjodhi të mos vishte fare të brendshme.