Wed, Oct 22, 2025

Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit

  • PublishedOctober 22, 2025

Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz, pranë një karburanti.

Sipas burimeve policore, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe administrimin e provave me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.