Thu, Oct 23, 2025

Elisa Spiropali takim me kryparlamentarin e Izraelit, ministrja: Faleminderit për njohjen e Kosovës! Plani i Trump nxit bashkëjetesën paqësore në rajon

  • PublishedOctober 23, 2025

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.

Ministrja falenderoi shtetin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shtuar se “shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre.”

Për Ministren e Jashtme, marrëdhënia jonë po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia.

“Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali.

Të dy Ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.

Spiropali u prit gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon.

“Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.

WhatsApp Image 2025-10-23 at 16.04.02