Thu, Oct 23, 2025

I pandalshëm, 20 gola për Kane, anglezi më mirë se Messi dhe Ronaldo

  • PublishedOctober 23, 2025

Harry Kane është një makineri e vërtetë golash këtë sezon. Sulmuesi anglez vijon  të jetë i pandalshëm në këtë sezon, teksa mbrëmjen e kaluar arriti të shënonte një tjetër gol në këtë sezon.

Në sfidën që Bayern Munich fitoi 4-0 ndaj Club Brugge, anglezi shënoi golin e 20-të në këtë sezon. Diçka të tillë e ka arritur në 12 ndeshje të luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Këtë statistikë nuk e kanë bërë as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi. Portugezi numrin 20 të golave e ka arritur në 13 ndeshje në sezonin 2014-2015. Ndërkohë “pleshti për të arritur këtë kuotë golash i është dashur 17 ndeshje dhe diçka të tillë e ka bërë për 3 sezone të ndryshme.

Statistika këto që konfrimojnë produktivitetin e një bomber si Harry Kane, që vijon të udhëheq bayernin drejt sukseseve me golat e tij.

 

AlbaniaWeb.net