Ish-lojtari i kombëtares greke u gjet i vdekur në pishinë, pasuria i kalon djalit të vogël
Një vit më parë, George Baldock, ish-futbollist i Kombëtares greke, u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë që kishte marrë me qira në lagjen Glifada të Athinës. Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, sa i takon pasurisë që ka lënë mbrapa Baldock.
Dokumentet e trashëgimisë konfirmojnë se Baldock, i cili luante për Panathinaikos në atë periudhë, ka grumbulluar një pasuri prej 5,781,399 paundësh. Vlera neto e pasurisë së tij u ul në 4,091,003 dollarë, pasi u shlyen borxhet e tij.
Baldock u largua përpara kohe nga jeta, duke mos lënë testament dhe, si pasojë, pasuria do t’i kalojë automatikisht të afërmit të tij më të afërt. Kështu, pasuria i shkon djalit dyvjeçar Brodyt, por deri në moshën 18-vjeçare, gjithçka do të menaxhohet nga e fejuara e ish lojtarit, Annabel Dignam.
“web”
Grupi web