“Jeni deputetë me duar në xhepa”- Berisha: Rritja e pagave ishte e gabuar, fondet duhej të shkonin për staf dhe mbështetje parlamentare
Sali Berisha gjatë një aktiviteti me ligjvënësit e rinj të Partisë Demokratike, u shpreh se ata janë deputetë “me duar në xhepa” dhe punojnë pa asnjë staf mbështetës, gjë që dobëson ndjeshëm funksionimin e parlamentit.
Kreu i PD kritikoi rritjen e fundit të pagave të deputetëve, duke theksuar se do të ishte më e drejtë që të përqendroheshin shpenzimet në staf dhe mbështetje për ta, në vend të rrogave individuale.
“Ky është një parlament skeletik,” tha Berisha, duke shtuar se mungesa e stafit për deputetët kufizon seriozisht veprimtarinë e tyre parlamentare.
Sali Berisha: Ju jeni deputet me duar ne xhepa, jeni deputetë pa asnjë staf, çka e gjymton punën e parlamentit. Jeni pa staf qoftë për mbështetjen e veprimtarisë tuaj në parlament. Ky është një parlament skeletik.
Kur imagjinoj se jepen 220 mijë rroga në administratë dhe sheh parlamentarët pa asnjë ndihmës, ose të paktën 2-3 në një zyrë për mbështetje, kjo është si ta përthash parlamentin. Ndaj dhe gjykoj se është e domosdoshme, krijimi i kushteve parlamentarëve për të përmbushur me dinjitet profesionin e tyre. Ishte e gabuar rritja e rrogave të deputetëve, jo se kanë ndonjë rrogë stratosferike, por shumë më e drejtë do të ishte shpenzime më të mëdhaja për stafet e parlamentit për ta bërë institucionin që duhet të jetë. Në asnjë variant mos shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut.